Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Nëntor 2017, 13:01

Ja kush është shqiptari që shoqëron Drake në koncertet e tij

Ai ka qenë një nga modelët më të suksesshme shqiptar por  prej kohësh Alessio Aliaj ka vendosur që të vazhdojë karrierën e tij jashtë vendit tonë dhe jo si model. Ai  merret me marrëdhënie me publikun në Australi,  ku menaxhon disa nga koncertet e yjeve botëror atje.

Ish modeli së fundmi është parë nën shoqërinë e reperit të njohur Drake, ai ka qenë shoqëruesi i tij në disa prej koncerteve të këngëtarit por edhe në  festat e shumta private që ylli botëror ka realizuar.

Ndërkohë Alesio  dhe bashkëshortja e tij Katherine,  para disa kohësh u bënë prindër të një vajze, dhe duket qartë që jeta e tij profesionale dhe personale po shkon më së miri.