Ai ka qenë një nga modelët më të suksesshme shqiptar por prej kohësh Alessio Aliaj ka vendosur që të vazhdojë karrierën e tij jashtë vendit tonë dhe jo si model. Ai merret me marrëdhënie me publikun në Australi, ku menaxhon disa nga koncertet e yjeve botëror atje.

Ish modeli së fundmi është parë nën shoqërinë e reperit të njohur Drake, ai ka qenë shoqëruesi i tij në disa prej koncerteve të këngëtarit por edhe në festat e shumta private që ylli botëror ka realizuar.

Ndërkohë Alesio dhe bashkëshortja e tij Katherine, para disa kohësh u bënë prindër të një vajze, dhe duket qartë që jeta e tij profesionale dhe personale po shkon më së miri.


