Sulmin rus ndaj Ukrainës, presidenti amerikan Joe Biden i cilëson si një përpjekje të presidentin rus Vladimir Putin për të rikthyer Bashkimin Sovjetik. “Nuk e kam nënvlerësuar presidentin rus. Ai po bën përpjekje për të rikthyer Bashkimin Sovjetik”, tha Biden.
Presidenti Biden tha se nuk është në planet e tij që të flasë me presidentin Vladimir Putin pasi ai urdhëroi sulmin ushtarak në Ukrainë.
“Sulmi i Putin ndaj Ukrainës do t’i kushtojë shtrenjtë Rusisë nga ana ekonomike dhe strategjike. Putin do të jetë një i pabesë. Zgjedhja e tij për të nisur një luftë të pajustifikueshme në Ukrainë ka bërë Rusinë më të dobët dhe pjesën tjetër të botës më të fortë”, tha Biden.

Biden njoftoi sanksione të ashpra kundër Rusisë, por theksoi se ushtria amerikane nuk do të hyjë kurrsesi në Ukrainë.
"Ne do të dënojmë Rusinë për aksionet e saj dhe do të minimizojmë ndikimet e saj në vendet e tjera. Putini arrit sot pikën më të ulët në historinë politike. Me sanksionet e reja, duam të cenojmë bankat kryesore ruse, që të mos kenë më qasje në financat amerikane."
Presidenti amerikan tha se “Rusia nuk mund të ndryshojë me forcë kufijtë e vendeve fqinje”.
