Nga Shqipëria / E Enjte 24 Shkurt 2022, 17:05

Shqiptarët e Ukrainës në rrezik: Duam të ikim. Burri im ka shkuar në luftë

Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës dhe avionët po fluturojnë mbi qytetet e mëdha. Qytetarët e Ukrainës sot u zgjuan nga zhurmat e shpërthimit të raketave. Shqiptarja, Nely Supur, nga Ukraina thotë se lufta nisi. Së bashku me familjen Nely u shkëput nga qyteti i Odesas për të shkuar në një tjetër zonë që është në kufi me Moldavinë, me shpresën se ky kufi do të hapet dhe kështu ajo do të largohet nga vendi i familjes për të shpëtuar jetën e saj dhe të djalit.

”U ngrita në orën 5 të mëngjesit dhe dëgjova raketat. Për këtë arsye sot erdhëm në një fshat tek të afërmit e burrit. Këtu pranë me mua është djali që e ka emrin Ervin. Në duam të largohemi nga Ukraina, këtu ku jam tani ndodhem afër kufirit të Moldavisë diku 200-300 km.”, tha ajo per Top Channel.

Deri para të shtenave Nely ishte koreografe, ndërsa sot një qytetare Ukrainase që kërkon të shpëtojë prej luftes. E ndërsa ajo lutet për tu larguar nga ky vend, bashkëshorti i saj duhet të shkoj në luftë të përballet me ushatarët rus. Nely thotë se prej ditësh për të tërhequr para në banka duhet të qendroj në radhë me orë të tëra.

“Dua të dalim nga Ukraina dhe të gjithë të dalim të gjallë.”