Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Nëntor 2017, 13:01

Pa fjalë: Sapo doli kënga e re e Noizy-t me Ledrin dhe ky është teksti

Prej ditësh është përfolur për bashkëpunimin midis dy ish armiqve,  Ledrit dhe Noizyt,  të cilët më në fund kanë vendosur ta publikojnë këngën e tyre.

Para pak minutash ka qenë vetë reperi Noizy ai që ka lajmëruar adhuruesit e tij se tashmë këngën mund ta gjejnë në Youtube. Ajo titullohet ‘Dje & Sot’ dhe fletë për jetën e dy këngëtarëve, si ka qenë dhe si është sot.

Ndërkohë që Ledri këndon “Deri dje deri dje, spate besim on mee - deri dje”duke i treguar të gjithë armiqve që edhe pse dikur nuk e vlerësonin  shumë, ai tashmë është në majat e suksesit të tij. Ndërsa    Noizy ja kthen duke thënë “Deri sot deri sot, Se din ca Kom bo per me mrri - Deri sot”, duke treguar vështirësitë që ai ka hasur për tu bërë ai që është sot .

Një rresht tjetër që bëri përshtypje është edhe pjesa ku Ledri e konfirmon tashmë se me Noizyn përveç se kolegë janë edhe miq shumë të mirë duke e konsideruar atë pjesë të grupit të tij  “ Me ca don me tut ti me tut, Jom me grup un rruge” është shprehur ai.

Noizy tashmë këngën e konsideron një sukses dhe këtë e ka shprehur në postimin e tij  ‘Tani unë po fle disa ore, dhe kur te zgjohem i dua mbi 1.000.000 views’-ka shkruar.