Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymor Shkurov ka dhënë një konferencë për shtyp pas sulmit që Rusia po i bën vendit të tij.
“Sot Rusia ka kryer agresion ndaj Ukrainës. Bombardimet janë kryer mbi objekte ushtarake por edhe në qytete paqësore. Ky është akt lufte, sulm ndaj integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës. Sulm ndaj hartës së OKB. Është shpallur gjendje ushtarake në të gjithë territorin, është mbyllur hapësira veriore. Në kufijtë me Bjellorusinë dhe Rusinë po kryen luftime ushtarake. Janë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Presidenti ka paraqitur ligjin për mobilizim të përgjithshëm ushtarak“, ka thënë ai.
Shkurov ka falenderuar dhe Shqipërinë për mbështetjen dhe pozicionimin ndaj Ukrainës.
“Aktualisht mbështetjen zyrtare ndaj Ukrainës kanë shprehur Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, ministrja e jashtme, populli shqiptar në përgjithësi shpreh mbështetjen ndaj Ukrainës. Për këtë ju falënderoj. Ne nuk do ta dorëzojmë pavarësinë dhe sovranitetin tonë. Do ta mbrojmë Atdheun tonë me të gjithë mënyrat", ka shtuar ambasadori.
Burimi: Abc News
