Reperi i njohur Mc Kresha u bë baba për herë të parë këtë të enjte. Bashkëshortja e tij Erzina solli në jetë një djalë në Kanada, aty ku familja po jeton prej muajsh.

Vetë Kresha nuk ka reaguar, por babai i tij ka zbuluar emrin e nipit me anë të një postimi në rrjete sociale. Ato i kanë vendosur vogëlushit emrin Din.

“Sonte Zoti na bekoi me nipin Din!", ka shkruar ai.




