Nga Shqipëria / E Enjte 24 Shkurt 2022, 12:12

Panik dhe tmerr/ Qytetarët përpiqen të largohen nga Kievi, stacionet mbushen plot (Foto)

Rusia ka nisur sot pushtimin e Ukrainës, duke shkaktuar panik dhe tmerr te qytetarët. Dëshmitarët kanë treguar për CNN se stacionet në Kiev janë kthyer në bunkerë të improvizuar. Këto stacione janë mbushur me njerëz, të organizuar në grupe, të cilët duan të largohen.

“Ndërsa dëgjojmë bombardimet, ju mund ta imagjinoni se sa të frikësuar janë njerëzit e këtij qyteti nga këto shpërthime që kanë ndodhur rreth tyre. Të gjithë këta persona po largohen drejt zonave më të sigurta, ndoshta drejt Polonisë, e cila është tre ose katër ose pesë orë me makinë", tha Matthew Chance i CNN.