Ajo është një nga këngëtaret më energjike dhe të dashura në Shqipëri, ku me sportivitetin dhe tipin e saj plot humor ka tërhequr vëmendje që në hapat e saj të parë.
Emri i saj i vërtet është Besiana Kasemi por të gjithë e njohin me emrin artistik Big Mama, besoj shumë prej nesh e pyesin veten se çfarë kuptimi mund të ketë ky emër dhe shumë të tjerë kanë menduar se ajo kishte zgjedhur këtë pseudonim për shkak të peshës së saj të dikurshme, por së fundmi këngëtarja e njohur ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku dhe ka zbuluar më shumë për veten dhe historinë që fshihet pas emrit të saj artistik.

Ajo tha se ishte ende shumë e re, vetëm 17-vjeçare, kur njëri prej miqve të saj më të mirë, i ndarë nga jeta tragjikisht, i kishte ngjitur këtë emër: “Big Mama ma ka lënë shoku im i ngushtë i ndjerë. Unë isha 17-vjeçare, ai 18 vjeç. Lirakut i kam kushtuar edhe një këngë. Kur dola për herë të parë në skenë me emrin e vërtetë, Besiana, nuk pati ndonjë impakt të madh. Ndërsa një vit më vonë, pas ndarjes së tij nga jeta (në atë kohë ishte Nota Fest), viti 2004, impakti ishte i jashtëzakonshëm. Vendosa të dal me këtë emër në kujtim të tij dhe në këtë mënyrë do ta kujtoj gjithmonë”, – tha Big Mama.




