Dy shqiptarë janë kapur nga policia italiane pasi u janë gjendur disa sende të vjedhura.
Bëhet fjalë për një mashkull 39-vjeç dhe një femër e moshës 34 vjeçare të njohur si ‘skiftera’ të cilët janë ndaluar në automjetin e tyre "Peugeot 206" në Semitecola.

Ata të dy janë ndaluar nga policia për një kontroll rutinë po në atë moment 39- vjeçari ka zbritur nga makina duke vrapuar së bashku me sendet e vjedhura të cilat i kanë rënë nga xhepat në momentin e largimit.
Policia ka mundur të arrestojë si fillim gruan e cila qëndronte në makinë, të cilës i kanë gjetur një çorape të mbushur me sende floriri si varëse,unaza,byzylyk etj.

Sipas shtetit Italian, të dy të arrestuarit kanë qenë përjashtuar nga shteti fqinjë për arsye të thyerjeve të rregullave të qëndrimit. Ndërkohë dy shqiptarët aktualisht ndodhen në polici dhe emrat e tyre ende nuk janë bërë publik për mediat.

