Ajo konsiderohet si një nga divat e muzikës shqiptare dhe pa diskutim që ka krijuar shumë fansa në Shqipëri dhe Kosovë, po duket se muzika nuk është në planet e së ardhmes për Adelina Ismailin.

Ajo së fundmi ka treguar në një intervistë për ‘Prive’ se nuk do të kthehet më si këngëtare në industrinë e muzikës.

“Jo jo… tamam si këngëtare jo, kurrë më ! Nuk e besoj. Do të kthehem, por në diçka tjetër. Në aktrim” është shprehur këngëtarja.
Edhe pse ajo ka thënë se në fakt ka një projekt konkretë që lidhet me aktrimin nuk ka dashur të zbulojë asgjë më shumë në lidhje me këto plane.
Gjithashtu Adelina është shprehur se prioriteti i saj me i madh për momentin është djali Uliksi dhe familja.

