Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, Salsano zbuloi të gjitha detajet e rikthimit të Xhemit në Top Channel. Dyshja do të prezantojnë së bashku një program të ri humori, me regjisor Altin Bashën.

Salsano tha se programi do të nisë këtë sezon dhe është diçka komplet ndryshe nga çfarë kemi parë më parë.

"Është një projekt i cili ka filluar. Nipërit e mi që jetojnë në Itali më morën në telefon dhe më thanë që ‘daje në Itali po bëhet nami me një emision që ti e ke bërë para 25 vjetësh në shtëpi’. Dhe në fakt, u rikujtova, është një mënyrë e të bërit humor, por është komplet ndryshe. Unë kërkova ndihmën e Altinit i cili pranoi të bashkëpunonte. Gjëja e parë që më shkon në mendje është Xhemi moderator dhe Altinin si regjisor", tregoi ai.





