Nga Shqipëria / E Hënë 21 Shkurt 2022, 09:09

'Kam pasur presion', Ami tregon si u bë pjesë e 'Portokallisë': Nuk e besoja

Amarda Toska ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, ku tregoi për herë të parë se si u bë pjesë e “Portokallisë”. Ajo tha se nuk e kishte menduar kurrë se do t’i jepej mundësia për të qenë prezantuese.

Ami shtoi se ka pasur dhe një lloj presioni në fillim, pasi vinte nga shkolla e baletit dhe nuk kishte eksperiencë për të mbajtur emrin e “Portokallisë”.

“Gati gati e pabesueshme. Kur m’u propozuar dhe kur kam shkuar për audicion, realisht nuk e mendoja. Ishte një gjë që m’u tha edhe nuk e besoja që do më jepej mundësia që ta bëja. Edhe kam shkuar disi pa emocione sepse e dija që nuk do ishte gjëja ime në fund të fundit. Pastaj kur më thirrën për herë të dytë, ka diçka që do më çoj më tej. Mirëpo nuk e besoja deri në momentik kur ishte audicioni final. Aty kam pasur edhe një lloj presioni. Ishte emër i madh, peshë e madhe të mbaje atë pozicion. Unë vija nga baleti, kisha eksperienca sporadike, fare të pashpërfillshme për të mbajtur emrin e ‘Portokallisë’", tha moderatorja.