Ai është një ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar dhe pas një kohe të gjatë që nuk është shfaqur në skenë Bes Kallaku është bërë gati për projektin e tij më të ri.

Para disa kohësh ai ka lajmëruar se së bashku me mikun e tij aktorin Erion Isai do të jenë bashkëprezantues me Ardit Gjebrean në spektaklin muzikor 'Kënga Magjike', por duket që projektet e tij nuk kanë mbaruar me aq, pasi ditën e sotme ai ka dhënë një lajm të ri për të gjithë fansat.

I ftuar në emisionin e mëngjesit tek 'Ora News', Besi ka konfirmuar se do të realizojë një show të tijin së bashku me bashkëpunëtorin e ngushtë Erion Isai, por nuk ka zbuluar asgjë më shumë për sa i përket televizionit ku do shfaqet dhe as llojin e emisionit.


