Aktorja Marjana Kondi e ftuar në "Ëndërrtjerrësit" këtë të diel tha se shqiptarët linin çdo gjë për të parë Portokallinë, siç ndodhi edhe këtë vit me Big Brother VIP.

“Siç është Big Brother sot, ashtu ishte edhe Portokallia në atë kohë. Po të pyesësh taksistët që s’ka këmbë njeriu për të martë e të premte, ashtu shkonin të dielën për Portokallinë”, tha aktorja.

Puntata e kësaj të diele ëndërrtjerrësve bashkon për herë të parë ata që kanë bërë Portokallinë për 20 vite.



