Alvisa ishte së fundmi e ftuar në emisionin “E Diell” në rubrikën “Dielli apo Hëna”. Ajo zbuloi se është zhgënjyer nga Albi, të cilin e konsideronte shumë të afërt.

Alvisa tha se ai ka mbajtur anën e Bashkimit kur ata të dy janë ndarë.

“Unë zakonisht zhgënjehem nga njerëzit që unë dua dhe i konsideroj dhe aty në “Përputhen”, flasim për shoqëri, ka qenë vetëm një person. E dinë të gjithë që në “Përputhen” unë Albin kam pasur shok dhe duke qenë se marrëdhëniet tona janë shkëputur atë do ta quaj zhgënjim. Nuk është se ka ndodhur ndonjë konflikt, e vetmja arsye është se është me palën tjetër dhe normalisht kur je midis dy personave që kanë një njohje me njëri-tjetrin, në momentin që ajo njohje përfundon do anojë nga një anë. Ai ka zgjedhur anën tjetër”, tregoi Alvisa.




