Nga Shqipëria / E Diel 20 Shkurt 2022, 14:02

Mbretëresha Elizabeth infektohet me Koronavirus, ja si është gjendja e saj

Mbretëresha Elizabeth është infektuar me Koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga Pallati Mbretëror.

“Mbretëresha ka rezultuar pozitive sot për COVID. Madhëria e saj po përjeton simptoma të lehta të ftohjes. Ajo do të vazhdojë të marrë kujdes mjekësor dhe do të ndjekë të gjitha udhëzimet e duhura”, thuhet në deklaratë.

Mbretëresha, 95 vjeç, kishte qenë në kontakt me djalin e saj të madh, Charles, i cili rezultoi pozitiv javën e shkuar.