Iliri Shaqiri ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale pas fitores së madhe në “Big Brother VIP”. Ai ka publikuar në Instagram videon nga momenti kur u shpall fitues.

Balerini ka falenderuar publikun, si dhe është shprehur se nuk kishte përjetuar kurrë më parë të tilla emocione.

"Kurre me pare nuk kisha provuar kaq shume emocion per te shkruajtur nje post dhe ku nuk gjej dot fjale per te pershkruar dimensionin e ketij emocioni qe me dhuruat me votat tuaja! Ju ndjej njerez te mi dje, sot e mot! Jemi 1 dhe do festojme shume suksese te tjera bashke . Faleminderit nga zemra ,
Ju Dua", ka shkruar Iliri.




