Mbrëmjen e djeshme Donaldi ishte në klub bashkë me Elgitin, Romeon, Fifin, Kledin e miq të tjerë. Ai e shijoi në maksimum natën e parë jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, mirëpo Trixa nuk u pa askund.

Megjithatë, aktori u sigurua që ta kujtonte para një publiku të tërë. Ai, Elgiti dhe Romeo ishin në skenë duke kënduar e kërcyer. Performanca e tyre u mbyll me këngën “Nën një portokalle”, e cila u mor si një dedikim për Beatrixën.
View this post on Instagram
Kjo pasi Beatrix dhe Donaldi janë puthur për herë të parë në “Big Brother VIP” me këtë këngë në sfond.





