Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Shkurt 2022, 23:11

Mikela ia thotë në sy Erionit: Më kanë thënë e përdalë, por kam ndjenja për ty

Sonte në “Përputhen Prime” Mikela dhe Erioni u perballën me njëri-tjetrit pas sherrit të tyre të fundit.(Lexo këtu) Mikela ia tha troç se ka ndjenja për të dhe se nuk do t’ia dijë për paragjykimet që ka marrë nga publiku.

Ajo shtoi se ka menduar ta lërë programin, por Erioni i tha se nuk do e donte diçka të tillë.

Mikela: Kam luftuar gjithë kohës për ty dhe nuk kam marrë asgjë në këmbim. Di të them që kam menduar që jo të tërheq deklaratën, por bashkë me të, të largohem.

Erioni: S’do e doja largimin tënd.

Mikela: Në një moment kur Erioni të jetë gati, do ta pres jashtë. Erioni mund të jetë në presion për cdo gjë që nxjerr nga goja. Të rri këtu, të dal nga studio, ta lë emisionin është presion, por unë cfarë të bëj? E kupton njeri se cfarë presionesh kam unë. Nuk ka dalë Mikela e shenjta tek publiku, ka dalë idiotja që ky cuni tallet me të dhe i rri nga mbrapa.

Erioni: Mendtë i kanë te publiku, jo tek ky djali.

Mikela duke bërtitur: Më kanë thënë rome, e përdalë, më kanë sharë nga familja, shitesh për 5 mijë lekë dhe nuk ma ndjen për publikun, kam ndjenja për ty, kaq!