Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Shkurt 2022, 23:11

Konkurrenti i ‘Përputhen’ për Bora Zemanin: Mrekullia e tetë

Pasi ai dhe Alesia i dhanë fund njohjes, Albi u largua përfundimisht nga “Përputhen”. (Lexo këtu)Së fundmi, ish-konkurrenti ka publikuar foto me opinionistin, me produksionin, si dhe i ka dedikuar disa fjalë të bukura moderatores Bora Zemani.

Albi ka ndarë në Instastory një foto krah Borës duke e cilësuar si “mrekullia e tetë”.

“Nëse të gjithë kanë parë 7 Mrekulli të botës unë kam parë të 8-ën. Bora Zemani, faleminderit për këto 6 muaj që më ke duruar aty”, ka shkruar Albi.