Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Shkurt 2022, 22:10

Alesia i jep fund me Albin: Familja ime është interesuar për ty dhe ka marrë vesh që…

Në puntatën e sotme të “Përputhen” Alesia dhe Albi i dhanë fund njohjes. Alesia tha se familja e saj ka marrë disa informacione për të shkuarën e konkurrentit dhe asaj nuk i pëlqen që ai nuk ka dashur t’i ndajë vetë me të.

Nga ana tjetër Albi i tha se ajo mund ta kishte pyetur për çdo gjë, teksa u shpreh shumë i zhgënjyer nga konkurrentja.

Alesja: Sepse nuk dua të më përmendin gjërat. Ti do që të flasim nga ana ime dhe nga ana jote asgjë.

Albi: Çfarë ke pritur që të është dukur asgjë?

Alesja: Kam pritur shumë gjëra. Kam pritur të të njihja ty. Të kam njohur por jo në të gjitha gjërat. Je shumë djalë i mirë, por mungon diçka. Kur e kemi filluar rrugën bashkë, jam treguar shumë e sinqertë me ty, të jam hapur dhe kam treguar cdo gjë time. Nuk kam bërë gabim, e kam ndjerë që të të tregoja gjërat e mia, ndjesitë e mia që të më njihje se si unë jam. Nga ana jote kjo gjë nuk ka qenë. Kemi pasur një njohje shumë të bukur, kimia e ndjesitë, normalisht na shohin dhe familjarët. Familja ime është interesuar dhe ka dëgjuar fjalët më të mira por dhe diçka që nuk jam e informuar, për të kaluarën tënde, për sfidat që ke pasur në jetë. Nuk ke dashur që t’i ndash këto gjëra me mua.

Albi: Të njiheshim ne pastaj të interesohej familja. Pse nuk erdhe të më pyesje mua?

Alesja: Kam marrë kohën time dhe ti ke pasur kohë të mjaftueshme të ma tregoje nga fillimi i njohjes.

Albi: Çfarë paska e kaluara ime që të ka shokuar?

Alesja: Unë mund të pranoj çdo gjë, por mungesa e sinqeritetit…

Albi: Nuk të dëgjoj se kjo që po bën është shumë e shëmtuar. Të kapesh tek e kaluara është e shëmtuar. Gjëja që më dhemb në këtë bisedë është se ke dëgjuar diçka për mua dhe nuk më ke çuar një mesazh se si je. Ti Albit i ke rënë me shkelm.

Alesja: Familja më ka thënë që nëse një person nuk tregohet i sinqertë dhe nuk ndan brengat e jetës me ty, hiq dorë dhe nga kjo gjë, je i lirë të shkosh.

Albi: Shpresoj të ndihesh më mirë e të marrësh frymë më lirisht. Thuaj familjes me gjithë respektin që kam, që ai person të shprehet, duhet të jetë tjetri i sinqertë.

Në fund Albi vendosi të largohej përfundimisht nga “Përputhen” pasi ishte i deklaruar vetëm për Alesian.