Sonte në “Prime” Fjori u përjashtua nga “Përputhen” për shkak të komenteve raciste. Kërkesa e saj e fundit ishte një kërcim me Aldisin, të cilin ai e pranoi menjëherë.

“Eksperienca këtu ka qenë ndër më të bukurat në jetën time. I kërkoj falje të gjithë Shqipërisë për momentin kur dola jashtë vetes dhe nuk dija çfarë po thoja. Arjonit dhe të gjithë opinionistëve, isha shumë e lumtur që ndodhesha pranë jush. Një kërkesë të fundit kisha, dua të bëj një kërcim me Aldisin për herë të fundit”, u shpreh ajo.

Konkurrentja u largua pasi gjatë një sherri me Melikun në prapaskenë i është drejtuar më fjalët “Ik gjej ndonjë gabele”. Nga ana tjetër Meliku u pezullua deri në një afat të pacaktuar.





