Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Shkurt 2022, 22:10

'Ik gjej ndonjë gabele', Fjori përjashtohet nga 'Përputhen'

Fjori u përjashtua sonte nga “Përputhen” për shkak të komenteve raciste ndaj Melikut. “Ik gjej ndonjë gabele”, i ka thënë ajo konkurrentit gjatë një sherri në prapaskenë.

Në puntatën e sotme Fjori u shpreh se dhe Meliku e ka sharë nga familja. Ajo shtoi se në ato momente ka dalë nga vetja, por nuk është raciste.

“Nuk e di pse u dha vetëm kur unë kam folur keq. Ju dhe e gjithë Shqipëria nuk e keni parë momentin kur Meliku më ka sharë nga familja dhe me krenari të madhe. I kam kërkuar falje të gjithë njerëzve që mund të jenë prekur nga reagimi im. Fjori në atë video nuk është Fjori e vërtetë. Fjori është shumë e dashur dhe madje njerëzit në rrugë i ndihmoj me sa mundësi kam se dhe unë studente jam. I ndihmoj dhe i jap lekë, por i dua shumë, thjesht ishte moment agravimi.Nëse Meliku më kërkon falje, dhe unë i kërkoj. Fjori në video nuk është Fjori raciste”, tha Fjori.