Historia e Borës me Donaldin ka qenë padyshim një ndër historitë e dashurisë më të komentuara në rrjet, e cila tashmë ka marrë fund.
Mirëpo, ndonëse dyshja i kanë ndarë rrugët, diçka vazhdon t’i lidhë me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për disa postime në Instagram. Në Instagramin e Donaldit është akoma videoja e momentit kur Bora u fut në shtëpinë e “Big Brother” dhe dyshja u puthën para të gjithë shqiptarëve.

Po ashtu, në profilin e aktorit vazhdon të jetë surpriza e tij për Borën në përvjetorin e tyre. "Dashuria është në ajër", shkruhet krahas videos.
Njëjtë si Donaldi, as Bora nuk e ka fshirë foton ku shfaqet me varsen e tij rreth qafës.
