Edhe pse nuk fitoi çmimin e madh, Beniada arriti të bëjë për vetë zemrat e të gjithë shqiptarëve. Mbrëmjen e djeshme në natën finale, Beniada ishte e para që doli nga shtëpia e famshme.

Sot ajo i ka falenderuar të gjithë mbështetësit e saj dhe ka treguar se ka shkuar te shtëpia e hallës në Durrës.

“Përshëndetje si jeni? Unë jam këtu te shtëpia e hallës në Durrës, falenderoj të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur. Sapo mora telefonin në dorë dhe do të shikoj të gjitha ato që janë shkruar për mua. Kjo video është për të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur. Do të mundohem të jem shumë aktive në Instagram për t’iu përgjigjur të gjithë pyetjeve tuaja. Faleminderit për të gjithë mesazhet që kanë ardhur te Big Brother ju dua shumë”, tha modelja.

Më pas ajo postoi edhe një video ku tregoi se po kalon kohë me vëllain e saj.





