Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Shkurt 2022, 13:01

Adriana Lima nënë për herë të tretë

Adriana Lima do të bëhet nënë për herë të tretë. Modelja 40-vjeçare ndau një video në Tik tok duke njoftuar se ajo dhe i dashuri i saj Andre Lemmers do bëhen me fëmijë.

Adriana tregoi një test pozitiv të shtatzënisë dhe zbuloi se fëmija do të lindë në vjeshtë.

Lima dhe Lemmers zyrtarizuan lidhjen e tyre në tapetin e kuq vitin e kaluar në Festivalin e Filmit të Venecias në shtator.

Lima është nënë e vajzave Valentina, 12, dhe Sienna, 9, të cilat i ka me ish-bashkëshortin e basketbollistit serb Marko Jaric.

Megjithëse ka sfiluar në pasarelat e Milanos dhe ka qenë një engjëll i Victoria's Secret, modelja është shprehur: "Puna më e mirë në botë për mua është të jem nënë".