Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Shkurt 2022, 12:12

Vajzë apo djalë? Zbulohet gjinia e bebit të Arbanës

Arbana e nisi finalen e Big Brotherit me një super lajm. Moderatorja konfirmoi lajmin që ditët e fundit ka qarkulluar në media. Pasi u përshëndet me finalistët, Arbana u tregoi se Big Brotherin këtë vit e kanë prezantuar dy veta, ajo dhe bebi që do të lindë së shpejti.

Ndërkohë, burime për “Kryefjala” bëjnë me dije se Arbana është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe është në pritje të një vajze.

Prej disa javësh fansat dyshonin se Arbana është shtatzënë për shkak të veshjeve që zgjidhte në spektakël e komenteve të shumta moderatorja më në fund u ka kthyer përgjigje me këtë lajm të ëmbël.