Nga Shqipëria / E Hënë 20 Nëntor 2017, 18:06

Ballist Morina merr lajmin nga qelia e burgut: Bëhet baba për herë te tretë

Ai na bëri të gjithëve krenarë më ngritjen e dronit me banerin Auitochtonus në stadiumin e Serbisë, por Ballist Morina qëndron ende i burgosur për afro tre muajsh në qelin e Dubrovnikut në Kroaci.

Ndërkohë që është në pritje të lajmeve mbi çështjen e tij, ai ka mësuar se është bërë baba i një djali të cilin e kanë quajtur Flamur, në respekt të gjestit që babi i tij bëri në ndeshjen me Serbinë.

Ky është fëmija i tretë i Morinës dhe sipas familjarëve gëzon shëndet të plotë.

Edhe pse ai nuk mund ta shikoj djalin e tij të porsalindur, Ballist Morina është në pritje të rishqyrtimit të çështjes së tij pas refuzimit për t’u ekstraduar në shtetin fqinj.