Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Shkurt 2022, 10:10

'Nuk hahet haku i një populli', Elgit Doda reagon pasi Donaldi nuk fitoi BBV

Donaldi ishte një nga pretendentët e fortë për ta fituar këtë Big Brother megjithatë nuk arriti ta rrëmbente çmimin e madh. Pas shpalljes së fituesit, shumë personazhe të njohur u dyndën në rrjete sociale për të uruar Ilirin ose për të shprehur pakënaqësinë për mos fitoren e Donaldit, një ndër to edhe miku i tij i ngushtë Elgit Doda. 

Ai ka bërë disa postime me thumba duke shkruar se “nuk hahet haku i një populli” që ka votuar Donaldin.

“Hajde gallatë gajde”, shkruan Elgiti një një story.

“I drejti fiton një ditë,mbajeni mend. Nuk hahet haku i një populli.”, shton ai.