Iliri Shaqiri është zyrtarisht fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania” dhe i çmimit të madh prej 100 mijë eurove. Pas shumë orësh spektakël dhe pasi rrëmbeu fitoren që ia dhanë shqiptarët, Iliri është shfaqur në rrjetet sociale në shoqërinë e mikut të tij më të mirë Sabianit.

Sabiani lajmëron se ditën e sotme do të zhvillojnë së bashku një video live në rrjete sociale, ndërsa Iliri komenton: “Dy luanët”, teksa mban në duar bukë me djath e domate.

Sabiani: 100 mijë euroshi im.
Iliri: Gjithmonë vëllai gjithmonë!
Sabiani: Është vëllai i madh të gjithë shqiptarëve. Unë e zgjodha për 70 ditë, ju për 136 ditë
Iliri: Gjithmonë i juaji. Ju duam shumë. Gjithmonë fitore paçi!
Sabiani: Ju duam, ju duam, faleminderit për mbështetjen. Ia kemi dalë të vetëm fare. Vetëm me Zotin. Nesër do ju bëjmë një video live.
Iliri: Dy luanët, dy luanët!
Në një tjetër video, fituesi i ‘Big Brother Vip’ shfaqet duke ngrenë bukë me djathë e domate në orët e para të mëngjesit, ndërsa bashkë me të ishte edhe bashkëshortja Emanuela dhe miku i tij, Sabiani!
Sabiani: Shikoni ç’hanë fitimtarët
Iliri: Këta jemi ne popull, është ora 6 e mëngjesit, nuk e di sa është ora. Domate djath!



