Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Shkurt 2022, 02:02

Iliri shpallet fitues i Big Brother VIP

Është mbajtur mbrëmjen e sotme finalja e madhe e "Big Brother VIP", një spektakël që na ka shoqëruar për 4 muaj. Pas një nate të gjatë plot emocione dhe surpriza, fitues i këtij reality show është shpallur Ilir Shaqiri.

Iliri rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurovëve.

Iliri shkoi në finale bashkë me Donaldin, Einxhelin dhe Beniadën. Dy vajzat u eliminuan të parat mbrëmjen e sotme.

Iliri dhe Donaldi, që kanë hyrë në shtëpi që nga dita e parë, janë konsideruar shpesh si konkurrentët më të fortë të këtij reality show. Dy artistët kanë garuar me njëri-tjetrin, teksa e kanë shprehur hapur konkurrencën mes tyre.