Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Shkurt 2022, 00:12

Ja kush e fiton Big Brother sipas Balinës dhe Arbrit

Pak para shpalljes së fituesit, Arbana i ka pyetur dy opinionistët e Big Brother se cili prej dy finalistëve të mbetur, Iliri apo Donaldi e meriton çmimin e madh.

Dy opinionistët kishin mendime të ndryshme ku Arbri tha emrin e Ilirit ndërsa Balina të Donaldit.

Arbri: Unë mendoj që për durimin, qytetarinë, për vlerësimin e miqësisë dhe për të plotësuar fjalët tërësisht të strategut të kësaj loje fituesi duhet të jetë Iliri Shaqiri

Balina: Unë mendoj që Ikiri dhe Donaldi janë dy krahët e ndryshme të një peshoreje, njëri pjesa racionale, tjetri emocionale. Mendoj që për të gjitha ngjyrat, të gjitha emocionet që na ka dhënë, sot duhet të fitojë Donaldi.