Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”, Beniada ka përshëndetur çdo ditë nga një anëtar të fisit. Pikërisht për këtë arsye, “Vëllai i Madh” e surprizoi duke ia sjellë të gjithë në oborrin e shtëpisë.

Modelja u takua me familjarët e saj, duke përfshirë të atin, të ëmën, vëllain, hallat, tezet e shumë të tjerë. I ati i tha se ndihet shumë krenar për të dhe se e ka ndjekur çdo ditë.

Në surprizën e Beniadës u bashkua dhe këngëtari Sinan Hoxha. Ai këndoi këngën “Parfumi”, një këngë që modelja e ka kënduar shpesh në “Big Brother”.







