Sonte në finalen e “Big Brother VIP” Einxhel u surprizua nga i ati, të cilit i kishte shkruar dhe një letër shumë emocionuese. Moderatorja nuk i mbajti dot lotët teksa u takua me të në dhomën e surprizave.

I ati i bëri të ditur se ndihet shumë krenar për të dhe se ka qenë i bindur që ajo do të arrinte në finale. Ai u ndal dhe te marrëdhënia e saj me Dagzin.

“Jam shumë krenare për ty i shkove deri në fund. Të uroj më të mirat, gjete dhe dashurinë . More një dashuri shumë të bukur, atë prej Kosove. Ti erdhe ne finale edhe për dashurinë tënde. Sot je e kompletuar të uroj shumë suksese, sepse për ty sot fillon gjithçka”, i tha i ati, fjalë që e emocionuan moderatoren.




