Nga Shqipëria / E Premte 18 Shkurt 2022, 21:09

Einxhel vendos rekord, nuk ka ndodhur në asnjë Big Brother të gjithë botës

Mbrëmjen e sotme po mbahet finalja e madhe e "Big Brother VIP", një spektakël që po dhuron shumë emocione, sidomos për katër finalistët. Arbana ka pasur një lajm të rëndësishëm për Einxhelin dhe ka të bëjë me nominimet.

Einxhel është banorja më e nominuar e të gjithë Big Brother në të gjithë botën. Pra nuk ka ndodhur në asnjë Big Brother që dikush të nominohet 19 herë si Einxhel.

"Einxhel kam një lajm për ty. Ti je zyrtarisht banorja më e nominuar e të gjithë Big Brother në të gjithë botën. Ke vendosur një rekord", i tha Arbana Einxhelit, e cila u gëzua nga ky lajm.