Nga Shqipëria / E Hënë 20 Nëntor 2017, 17:05

‘Princi’ Libofshës:“Ju s'keni tualete, unë do t’ju nxjerr nga varfëria “

Princi Jale Aleksandre de Basseville i njohur ndryshe si fotografi që i ka bërë fotot nudo zonjës së parë të Amerikës Melani Trump, është përfolur shumë kohët e fundit për dëshirën e tij për të ndërtuar një principatë në Libofshë. Ai ka qenë i ftuar të premten e kaluar në TV Klan në emisioni ‘Zone e Lirë’ ku dhe foli për projektin e tij të madh për krijimin e Principatës së Libofshës.

Por së fundmi ai ka reaguar ndaj të gjithë atyre që e kanë kritikuar dhe lajmeve që kanë qarkulluar se ai ka qenë i burgosur për armëmbajtje pa leje dhe drogë në Los Angeles të Amerikës.

“Më duhet të sqaroj për mediat që shfaqen përpara  publikut përmes gazetarëve se kam shkruar një libër ku kam treguar çdo gjë që ka lidhje  me çështjen e burgut. Për  ata që nuk e kanë parë dhe nuk janë thelluar më tej për të bërë kërkime për çështjen në fjalë tregon mungesë profesionalizmi të theksuar” është shprehur ai.

Ndërkohë ai ka folur edhe për çështjen e Principatës duke thënë  se po kritikohet pa u informuar akoma mirë mbi idenë që ai ka për krijimin e saj, gjithashtu ai mendon se ky projekt do eci edhe pse Shqipëria është një vend i prapambetur.

“Sidoqoftë për sa më takon po shoh që po kritikohet edhe koncepti i Principatës dhe jam i befasuar sepse kritikat bëhen pa marrë parasysh dosjen që është përgatitur me avokatin tim dhe ekipin e cila është në dispozicion të gazetarëve”,”Unë jam gjithmonë në dispozicion të mediave të politikanëve  ose të atyre që duan të më pyesin, por  me qëllim që të përparojmë dhe të mos përsërisin çdo herë se është e pamundur pasi Shqipëria është një vend i prapambetur” ka shtuar ai.

I ashtuquajturi Princi i Libofshës  e ka përfunduar shkrimin e tij me propozimin që u bënë shqiptarëve për ti nxjerr ata nga varfëria.

“Ajo që ju propozojë është t’ju nxjerr nga varfëria, të bëjmë para së bashku” . “E kam parë varfrin duke shkuar  në shtëpitë e njerëzve se disa prej tyre nuk kanë as tualete në shtëpi duke më bërë të mendoj se është një vend i botës së tretë” shprehet de Basseville .