Nga Shqipëria / E Premte 18 Shkurt 2022, 12:12

Pas një shkëputjeje të gjatë, rikthehet Era Istrefi

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Era Istrefi ka bërë një puazë të gjatë në muzikë, arsyeja e së cilës nuk dihet. Mirëpo, për të gjithë ata që iu ka munguar, kemi një lajm të mirë!

Era do të rikthehet së shpejti dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo. Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale disa foto ku shihet shumë në formë, duke njoftuar se do të vijë me këngë të re.

“Muzikë e re shume shpejt, mbani sytë hapur", ka shkruar Era.