Nga Shqipëria / E Premte 18 Shkurt 2022, 11:11

Arti në zi/ Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Bardhyl Londo

Është ndarë nga jeta shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Bardhyl Londo. Ai ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë. Londo i ka kaluar 10 ditët e tij të fundit në reanimacion.

Përpos të qenurit poet i shquar, ai ka qenë për shumë vite deputet në Kuvendin e Shqipërisë nën logon e Partisë Demokratike. Londo lindi në vitin 1948 në Përmet. Ai studio për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”.

Për disa kohë ka qënë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” (LSHA). Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane.Poeti është fitues i çmimit “Migjeni”.

Burimi: "Abc News"