Nga Shqipëria / E Premte 18 Shkurt 2022, 11:11

E bujshme/ Brad Pitt padit Angelina Jolie, ja cila është arsyeja

Brad Pitt ka ngritur padi ndaj ish-bashkëshortes së tij, Angelina Jolie. Ai e akuzon se ka shitur ilegalisht pjesën e saj të pronës së tyre franceze, Château Miraval.

Pitt pretendon se ai dhe Angelina kishin rënë dakord që asnjëri nuk do e bënte diçka të tillë. Sipas tij, aktorja ia ka shitur “me pafytyrësi” pjesën e saj biznesmenit rus, Yuri Shefler, pa lejen e tij.

“Page Six” raporton se në dokumentet e dorëzuara në gjykatë shkruhet se Jolie e ka shitur duke e ditur shumë mirë që biznesmeni rus do të kërkonte të kontrollonte biznesin e Pitt, ku ky i fundit thotë se ka investuar një shumë të madhe parash.

Jolie dhe Pitt e blenë pronën në vitin 2008 për 28.4 milion dollarë, me qëllimin për të rritur atje fëmijët e tyre dhe për të ndërtuar një biznes familjar të verërave. Çifti u martuan atje në vitin 2004.

Burimi: "Page Six"