Nga Shqipëria / E Premte 18 Shkurt 2022, 10:10

Na ndajnë pak orë nga finalja, shihni ç’bën Beatrix për Donaldin

Sonte është finalja e madhe e 'Big Brother VIP'. Finalistët janë Iliri, Donaldi, Einxhel dhe Beniada. Vetëm njëri prej tyre do shpallet fitues i çmimit të madh.

Pak orë para finales, Beatrix Ramosaj ka reaguar në mbështetje të partnerit të saj, Donaldit. Ajo ka publikuar mesazhet ku shihet se e ka votuar aktorin 5 herë brenda 24 orëve.

"Edhe pak orë...", ka shkruar Beatrix krahas fotos, duke etiketuar Donaldin.