Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar së fundmi fshatin e fëmijëve SOS në Tiranë dhe shtëpinë e foshnjës ‘Ana dhe Rozana’, ku dhe ka kaluar një kohë të gjatë nën shoqërimin e fëmijëve të këtij fshati.

Kjo vizitë është bërë në kuadrin e ‘Javës së Fëmijëve Jetim’, ku presidenti hëngri drekë dhe takoji të gjithë fëmijët, duke theksuar se një nga prioritetet e tij do te jenë solidarizimi dhe përkrahja e fëmijëve pa kujdes prindëror.

“Investimi për zhvillimin e shëndetshëm dhe edukimin arsimor të fëmijëve pa kujdes prindëror, me qëllim integrimin e tyre të denjë në shoqëri, është investimi për të ardhmen e shoqërisë” tha presidenti Meta.

Ai gjithashtu përshëndeti fshatin SOS dhe donatorët e huaj për rolin e madh që ata kanë dhe ndihmat e shumta që kanë dhënë ndër vite për këta fëmijë.
