Nga Shqipëria / E Hënë 20 Nëntor 2017, 16:04

Emocionuese: Ja si Ilir Meta i shërben fëmijëve jetim

Presidenti i Republikës  Ilir Meta ka vizituar së fundmi fshatin e fëmijëve SOS në Tiranë dhe shtëpinë e foshnjës  ‘Ana dhe Rozana’, ku dhe ka kaluar një kohë të gjatë nën shoqërimin e fëmijëve të këtij fshati.

Kjo vizitë është bërë në kuadrin e ‘Javës së Fëmijëve Jetim’,  ku presidenti hëngri drekë dhe takoji të gjithë fëmijët, duke theksuar se një nga prioritetet e tij do te jenë solidarizimi dhe përkrahja e fëmijëve pa kujdes prindëror.

“Investimi për zhvillimin e shëndetshëm dhe edukimin arsimor të fëmijëve pa kujdes prindëror, me qëllim integrimin e tyre të denjë në shoqëri, është investimi për të ardhmen e shoqërisë”  tha presidenti Meta.

Ai gjithashtu përshëndeti fshatin  SOS dhe donatorët e huaj  për rolin e madh që ata kanë dhe ndihmat e shumta që kanë dhënë ndër vite për këta fëmijë.