Nga Shqipëria / E Enjte 17 Shkurt 2022, 23:11

Baba për herë të tretë, Florjan Binaj zbulon arsyen pse e quajti të bijën Vjosa

Florjan Binaj u bë baba për herë të tretë vetëm pak javë më parë. Partnerja e tij solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Vjosa.

Aktori ishte sot i ftuar në Shqipëria Live, ku tregoi dhe arsyen e veçantë që fshihet pas këtij emri. Ai tha se e morën vesh shtatzëninë e bashkëshortes kur po lundronin së bashku në lumin Vjosa.

"Vjosa është mirë. Jam shumë i lumtur si baba i tre fëmijëve. Emri i Vjosës erdhi shumë natyrshëm, jo vetëm për mbrojtjen që i kemi bërë Vjosës, por edhe për faktin që kur morëm vesh që nusja ishte shtatzënë po lundronim në Vjosë. Nuk mund ta kishte ndryshe emrin. Vjosa u shpall “Park Natyror” dhe jam i pakënaqur sepse nuk e meriton këtë status, lë vend për të ndërtuar hotele, nuk e mbron. S’do reshtim luftën për ta shpallur park kombëtar”, u shpreh Flori.