Nga Shqipëria / E Enjte 17 Shkurt 2022, 21:09

'Isha lezeti i Ilirit', Monika bën deklaratën e fortë: Pa mua ai nuk do bënte gjë tjetër veçse....

Aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Monika Lubonja ishte sot e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”. Gjatë intervistës me moderatore Bieta Sulon, ajo bëri një deklaratë të fortë.

Monika tha se ka qenë lezeti i Ilirit brenda shtëpisë. Sipas saj, Iliri vetëm do gatuante po të mos ishte ajo.

“Unë isha një lojtare që i bëja mirë llogaritë dhe nuk e cënoja Ilirin. Iliri është strateg. Iliri sigurisht që i ka bërë mirë llogaritë e veta. Nëse Iliri nuk do gëzonte me Monikën, nëse nuk do kërcente me Monikën, nëse nuk do t'i jepte Monika atë lirinë dhe gëzimin, Iliri nuk do bënte gjë tjetër veçse do gatuante. Unë kam qenë padiskutim lezeti i Ilirit", u shpreh aktorja.