Nga Shqipëria / E Enjte 17 Shkurt 2022, 20:08

Erioni puth Rrushen, Mikela çmendet dhe largohet nga studio

Në puntatën e sotme të “Përputhen” u zhvillua takimi i Rrushes me Erionin, takim i cili ishte zhvilluar diten e Shën Valentinit. Erioni e surprizoi vajzën me një buqetë me trëndafila.

Dyshja u treguan shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke mos i kursyer flirtimet. Erioni e puthi vazhdimisht Rrushen në qafë, ndërsa në një moment ishte gati ta puthte në buzë.

Rrushja: Më pëlqejnë shumë buzët e tua!

Erioni:  Do t’i provosh?

Rrushja: Çfarë po mendon tani ?

Erioni:  Gjëra të bukura dhe të pista…

Rrushja: Më thuaj të mirat

Erioni: Di që ndihem shumë ngrohtë pranë teje…

Ky takim çmendi Mikelën, e cila vetëm pak ditë më parë u deklarua për Erionin. Ajo u largua nga studioja, ndërsa konkurrenti i shkoi nga pas.