Ata janë dy nga reperët më të dashur për publikun shqiptar dhe rrjedhimisht ndër më të paguarit nëpër koncertet brenda dhe jashtë Shqipërisë. Edhe pse dikur ata kanë qenë armiq, së fundmi Ledri Vula dhe Noizy janë parë shumë nën shoqërimin e njeri-tjetrit duke i bërë të gjithë kureshtarë se çfarë po përgatisnin së bashku.

Ka qenë menaxheri i këngëtarit Ledri Vula ai që ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë fansat, së shpejti ata të dy do sjellin një bashkëpunim. Në një postim në instagram ai ka shpërndarë një foto ku ndodhet në studio së bashku me Noizyn e Ledrin.
‘My boys, së shpejti me bomb atomike” ka thënë ai.
Sipas Prive, Faton Shoshi ka lajmëruar se së shpejti ata të dy do të sjellin një këngë të re, por nuk ka dashur të zbulojë asgjë më shumë për titullin e saj ose datën e publikimit.

Ne mezi po e presim këtë këngë e cila pa diskutim do të kthehet në një hit.

