Nga Shqipëria / E Enjte 17 Shkurt 2022, 18:06

'Përputhen' nis ndryshe, dedikimi emocionues për Pavarësinë e Kosovës

Sot “Përputhen” ka filluar me një dedikim special për Pavarësinë e Kosovës. “Me zemrën plot, gëzuar Kosovë!”, është shprehur moderatorja Bora Zemani.

Në kuadër të kësaj dite të veçantë, të gjithë në studio janë çuar në këmbë duke duartrokitur, ndërkohë që në sfond është dëgjuar kënga “Xhamadani vija vija”.

“Përputhen është emisioni më mbarëshqiptar që kanë pasur ndonjëherë televizionet dhe ekranet shqiptare”, ka shtuar opinionisti Arjan Konomi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)