Nga Shqipëria / E Enjte 17 Shkurt 2022, 16:04

Një ditë para finales së madhe, Romeo bën gjestin madhështor për Donaldin

Një ditë para finales së “Big Brother VIP”, Romeo ka bërë një gjest madhështor për Donaldin. Në mbështetje të vëllait të tij aktori ka mbledhur dhjetëra motoristë me bluza të stampuara “Unë jam Donaldi.”

Ai ka publikuar një video ku shfaqet mbi motorr, i veshur gjithashtu me bluzën e stampuar, duke njoftuar se po nisen drejt Vlorës.

Donaldi është një ndër finalistët, së bashku me Ilirin, Beniadën dhe Einxhelin. Vetëm njëri prej tyre do shpallet fitues i çmimin të madh.