Nga Shqipëria / E Enjte 17 Shkurt 2022, 15:03

Nga Dua Lipa te Rita Ora, VIP-at urojnë 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Sot Kosova feston 14 vjet pavarësi. Në këtë ditë të shënuar shumë personazhe të famshëm kanë uruar Kosovën përmes videomesazheve ose postimeve në Instastory, mes tyre dhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa.

“Gjithçka që e bëjmë, e bëjmë me dashuri dhe pasion, sepse kështu jemi të formuar. Sfidat që kishim, ato me të cilat ballafaqohemi dhe krenaria për identitetin tonë e bënë më të fortë se kurrë, ndërsa i tregojmë botës kush jemi përmes artit, kulturës dhe sportit. Urime ditëlindjen e 14-të Kosovë, të dua shumë”, tha Dua në një mesazh në faqjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë.

Edhe Rita Ora përcolli disa fjalë të rëndësishme: “Urime Dita e Pavarësisë. Si ambasadore e Kosovës e shoh shumë të rëndësishme ta festojmë këtë ditë, kaq aq shumë domethënie për ne. Shpresoj që të gjithë të keni një ditë të mrekullueshme”.

Ermal Mamaqi, Oriola Marashi, Dhurata Dora, Vera Ora, Vesa Luma, Eni Koci, Rina Balaj, Sara Berisha janë disa nga personazhet e njohur të ekranit që uruan Pavarësinë.